Item Description
1 maj 2026: Themeluesi dhe botuesi i MAPO Imago, Henri Çili, drejtuesi i projektit Aranit Muraçi si dhe themeluesit e Swiss Digital, Amardo Dorti dhe Juljan Murati, në ditën e parë të prezantimit të MAPO Imago. Platforma digjitale “Mapoimago.al” synon të mbledhë, sistemojë dhe ofrojë për përdorim profesional koleksione fotografish me vlerë dokumentare dhe kulturore nga periudha e historisë së Shqipërisë modern dhe gjeri më sot, mbi 2.5 milionë prej të cilave të disponueshme në arkivat e gazetës Mapo, botimet e UET Press, Revista Liberale, apo falë bashkëpunimit me institucione të tjera dhe fotografë të njohur shqiptarë