Item Description
Recitali poetik i Preç Zogaj, 13 maj 2026, mbajtur në ambientet e Teatrit Eksperimental solli në skenë një përzgjedhje të poezive të autorit nga pwrmbledhja poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, të interpretuara nga aktoret e mirënjohura Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia. E shoqëruar nga interpretimet muzikore të Frederik Ndocit dhe tingujt e violinës së Ramazan Pekut, recital i organizuar nga UET PRESS u zhvillua në kuadër të programit “Leximi, kultura, komuniteti”, me synimin për të nxitur kulturën e leximit